Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e kësaj xhiro, duke mundur në udhëtim Bashkimin me rezultat 89:93 (26:30, 21:22, 20:24, 22:17), në kuadër të javës së 22-të në Superigën e Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi ndeshjen më mirë dhe arrin që çerekun e parë ta fitojë me rezultat 26:30. Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, që përfundon 21:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:52. Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë që e fiton 20:24, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:76. Por, Bashkimi nuk u dorëzua dhe arrin të kalojë të shkrijë epërsinë dhe të kalojë në avantazh 86:85, duke e bërë ndeshjen shumë interesante dhe dramatike. Sidoqoftë, në momentet e fundit, skuadra mysafire u tregua më e përqendruar dhe fitoi 89:93.
Te Bashkimi më i dalluari ishte Corey Ross me 22 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Ylli më të mirët në fushë ishin Samir Zekiqi me 21 pikë e gjashtë kërcime, Valon Bunjaku me 16 pikë, gjashtë kërcime e 10 asistime, Rilind Krasniqi me 18 pikë dhe Terrel Eveeret me 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.
Bashkimi tani ka 12 fitore dhe shtatë humbje, derisa Golden Eagle Ylli kalon në pozitën e dytë me 14 fitore dhe gjashtë humbje.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...