Ylli i Athletic Bilbaos, Yeray Alvarez është duke u përballur me kimioterapi pasi sëmundja e kancerit i është rikthyer 22-vjeçarit vetëm gjashtë muaj pas operacionit për t’i hequr testikujt e tij.
Mbrojtësi ka kryer një operacion gjatë muajit dhjetor pasi ka gjetur një tumor në ijë, por kishte marrë guximin duke u i rikthyer në aksion me klubin në La Liga më 4 shkurt, transmeton portali arbresh.info.

Por, pas kontrolleve rutine, ai ka marrë lajmin e tmerrshëm që sëmundja e tij është rikthyer duke ia rrëmbyer njëkohësisht shanset për të luajtur në Kampionatin Evropian U21. Doktorët kanë kërkuar nga lojtari që t’i nënshtrohet kimioterapisë dhe e kanë udhëzuar gjithashtu të qëndroj për tre muaj jashtë fushës.
“Kur dukej se më rrëzoi, unë u zgjova sërish në këmbë dhe luftova. Mos u shqetësoni, unë do ta fitoj këtë luftë”, shkruan ai në rrjetin social Instagram.
“Për shkak të të gjithë njerëzve që më mbështesin, nëse ky rikthehet për të më rrëzuar sërish, unë do të luftoj qindra herë për të luftuar këtë”, përfundoi Yeray Alvarez./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BVRenkVjBO-/
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...
Veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Qeverisë dhe Policisë së ...
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...