Golden Eagle Ylli ka ndarë rrugët me trajnerin grek Fotis Takianos.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.
“Golden Eagle Ylli njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimi me trajnerin Fotis Takianos.”
“Falenderojmë trajnerin Takianos për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë kohës së tij në klub. Trajnerit, i urojmë suksese të mëtejshme në karrierë”, thuhet në njoftimin e Yllit.
Përkundër pritshmërive të mëdha të klubit, Ylli me grekun e ka nisur sezonin jashtëzakonisht keq, duke shënuar vetëm një fitore në gjashtë ndeshje.
Kështu Ylli rendit i gjashti në tabelë. Krizën edhe më të thellë e bëri humbja ndaj Borës, në fundjavë ku coi deri në largimin e trajnerit.
Sfidën e radhës Ylli e luan ndaj Rahovecit në udhëtim./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...