Anglia mbetet favorit i madh i Kampionatit Evropian dhe skuadra e Gareth Southgate është rrugës për në gjysmëfinale, ku takohet me Zvicrën.
Anglezët dhe zviceranët do të luajnë të shtunën më 6 korrik në Dusseldorf, për një vend në gjysmëfinale.
Pjesa më e madhe e lojtarëve të Anglisë do të duhet të jenë tepër të kujdesshëm pasi pesë lojtarë kanë kartonë të verdhë nga ndeshjet e mëparshme dhe një i verdhë i dytë mund t’i pezullojë ata për ndeshjen gjysmëfinale, natyrisht nëse kalojnë Zvicrën.
Për shkak të kartonit të dytë të verdhë ndaj Sllovakisë, Marc Guehi është pezulluar, por ka të tjerë që rrezikojnë pezullimin me kartonin e verë të radhës.
Jude Bellingham, Kobbie Mainoo, Phil Foden, Kieran Trippier dhe Conor Gallagher, janë emrat që rrezilojnëpezullimin.
Lojtarët e skuadrave që do të kalojnë në gjysmëfinale me vetëm një karton të verdhë do t’u fshihet ai karton./Telegrafi/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin