Ylli i ri dardan, Baton Zabërgja zyrtarisht lojtar i Metalist 1925

17:49 | 19 Gusht 2025
D.H

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës ukrainase Metalist 1925.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.

Zabërgja me klubin ukrainas ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me mundësi zgjatje edhe për një vit.

24-vjeçari u transferua tek Metalisti pas një super sezoni me Dinamo Cityn, nën udhëheqjen e Ilir Dajës.

Gjatë 83 ndeshjeve të luajtura për këtë klub ai realizoi 23 gola dhe dhuroi 18 asistime, duke u shndërruar në lojtarin kryesor të skuadrës.

Edicionin që lamë pas ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon.

Batoni karrierën si futbollist e nisi tek Vushtrria, teksa ka luajtur edhe për Drenicën e Gjilanin në Kosovë.

Së fundmi ai është ftuar edhe tek kombëtarja e Kosovës, ku ka debutuar në miqësoret e qershorit.

Baton Zabërgja tek Metalist 1925 do ta mbaj numrin 72.

Në këtë klub ai gjen edhe një tjetër shqiptar që po shkëlqen aty, bëhet fjalë për Ermir Rashicën i cili luan për grupmoshat e Shqipërisë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale