Derisa Real Madridi vazhdon të përgatitet për të zhvilluar takimin në Ligë të Kampionëve kundër Napolit, futbollisti kroat është i kënaqur që nuk do të luaj me legjendën e Argjentinës.
Luka Modric është me fat që përballja e Real Madridit në Ligë të Kampionëve me Napolin është duke ndodhur në vitin 2017 dhe jo në vitin 1987, kështu që ai nuk do të ballafaqohet me Diego Maradonan, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Real Madridi afër një super marrëveshjeje
“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në histori”, tha fillimisht Modric. “Ne jemi të lumtur që ai është në ‘Bernabeu’, por faleminderit Zotit që ai nuk luan. Kjo është arsyeje pse ne jemi të lumtur”
“Napoli është një skuadër e mrekullueshme, në mesfushë dhe në sulm. Ata janë në formë të mirë, ata janë duke luajtur shumë mirë, por ne jemi duke luajtur në shtëpi dhe dëshirojmë të fillojmë mirë, ne dëshirojmë të shfaqim që jemi në formë të mirë”, shtoi Modric./arbresh.info

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...