Ronaldo ia ka dhuruar Silvas çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Zelandës së Re.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, bëri një tjetër paraqitje të mirë në Kupën e Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren e Portugalisë prej 4:0 ndaj Zelandës së Re, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, por çmimin që mori ia ka dhuruar anësorit, Bernardo Silva, i cili gjithashtu shënoi gol.
Silva bëri paraqitje mbresëlënëse dhe Ronaldo vendosi që çmimin e fituar, që ishte për herë të tretë në po kaq ndeshje në këtë garë, t’ia dhurojë 22 vjeçarit.
Këtë e ka konfirmuar vetë transferimi më i ri i Manchester City, që la Monacon për klubin anglez.
“Faleminderit Cristiano”, ka shkruar portugezi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Portugalia do të përballet me Kilin në gjysmëfinale të Kupës së Konfedearatave. Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00. /Gazeta Express/

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump