Mbrojtësi i Liverpool, Andy Robertson, ka mbetur i zhgënjyer me sjelljet e Neymar në fitoren e PSG-së ndaj skuadrës angleze në përballjen e Ligës së Kampionëve.
PSG falë gola të Bernat dhe Neymar, mposhti Liverpool me rezultat 2:1 në ‘Parkun e Princave’.
Robertson, duke folur pas ndeshjes ka thënë se janë irrituese veprimet e lojtarit më të shtrenjtë në botë, Neymar.
“Besoj se kur ata ishin duke fituar, filluan të humbnin kohë. Ju mund t’i përdorni shtirjet, mund t’i përdorni të gjitha”, ka deklaruar Robertson.
“Unë me të vërtetë do të doja ta dija se sa kohë humbën ata. Është irrituese kur Neymari bie në tokë ashtu”, ka shtuar ai.
Përndryshe Liverpool mund të kalojë në fazën e eliminimit me një fitore1:0 ndaj Napolit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...
Parashikimi i motit për nesër
“Numri 30 një problem, duhet të vlerësohet” R...
Sulm me armë në Shtëpinë e Bardhë, një person hap zjarr, pla...
Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike
Kurti vazhdon takimet në Samitin e Jerevanit: Kosova e përku...