James Milner ka thënë se Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë se Real Madridit të mërkurën mbrëma, megjithëse ndeshja çerekfinale u mbyll baras pa gola dhe bëri që Real Madridi të kalojë në gjysmëfinale falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Duke kërkuar të nxjerrë gjëra pozitive nga një rezultat zhgënjyes, mesfushori veteran tha se paraqitja dhe përpjekjet ndaj Madridit do t’iu ndihmojnë të kuqve për ta siguruar një vend në top katërshe në Premierligë.
Por Milner e pranoi se Liverpooli nuk guxon të vazhdojë të humbë raste të pastra para portës, siç e bëri kundër Madridit.
“Natyrisht se ne ishim ekip më i mirë. Ne bëmë mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen”, tha Milner.
“Paraqitja, intensiteti dhe dëshira ishin të mira. Gjë pozitive nga kjo ndeshje ishte se ne po krijojmë raste”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar