Në prag të festës së Bajramit, mesfushori Herolind Shala ka shpërndarë disa “dhurata modeste” tek një familje në nevojë.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka gëzuar një familje të varfër vetëm dy ditë para festës së madhe të Fitër Bajramit duke i ndihmuar me disa produkte ushqimore, shkruan portali arbresh.info.
“Disa momente gjatë vitit na zgjojnë më fuqishëm ndjenjat për t’iu bërë mirë të tjerëve. Në anën tjetër disave e ndjejmë për borxh t’iu ndihmojmë”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Sot kur po shpërndaja disa dhurata modeste në vigjilje të festës së Bajramit, kujtova që t’i shohësh njerëzit tek gëzohen është ndjenjë që të plotëson si njeri”
“Faleminderit zot që më ke dhënë mundësi për t’i ndihmuar këtyre familjeve në nevojë të madhe”
26-vjeçari, i cili aktualisht bartë fanellën e skuadrës së Lyngby BK, ka realizuar dy gola brenda 19 paraqitjeve në Superligë te skuadra në daneze./arbresh.info/
https://www.facebook.com/herolindshala/posts/1964213096924234
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...
Nis numërimi i votave të kandidatëve në QNR
Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin in...