Raportimet e fundit që vijnë nga mediat angleze, shkruajnë se Alex Sandro dëshiron largimin nga Juventusi.
Braziliani ka qenë i lidhur me Chelsea në verë, por Bianconerët refuzuan cdo ofertë për lojtarin që e konsideronin si yll të skuadrës.
Mbrojtësi ka pasur një start të dobët këtë sezon, ndërsa Giuseppe Marotta e ka lidhur këtë me probleme personale.
Drejtori i Juves thotë se ai ka marrëveshje me klubin që nga vera, por rinovim sipas Daily Telegraph, lojtari dëshiron largimin nga Torin, përcjell Telegrafi.
Sipas gazetës lojtari i ka kumtuar klubit dëshirën për largim, ndërsa klubi i ka treguar çmimin që duhet të paguajnë për të që është 50 milionë funte.
Janari do të ishte pothuajse i pamundur, pasi klubi bardhezi do të kishte probleme ta zëvendësonte.
Juventusi nuk dëshiron në skuadër lojtarë që nuk janë të motivuar dhe gjithmonë pajtohet për shitjen e tyre. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...