Mbrojtësi i Interi ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje.
Mbrojtësi brazilian i krahut të majtë, Dalbert, ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët e Nice, pasi kishte bërë presion për ta shtyrë kalimin e tij te Inter verën që lamë pas.
Braziliani u përfshi në njërën prej sagave më të gjata të afatit kalimtar veror, por përfundimisht kaloi te Inter më 9 gusht.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, tani po e jetoj ëndrrën që kam pasur si fëmijë”, ka thënë Dalbert për France Football.
“Para se të largohesha, mora shumë mesazhe kërcënuese nga tifozët e Nice. Ata më thoshin se donin t’i thyenin këmbët dhe tjerët më donin të vdekur”, ka theksuar ai.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj