Barcelona u mundua dhe dështoi që ta transferojë Nico Williams gjatë kësaj vere, përkundër përpjekjeve të tyre të mëdha.
Nuk ishte vetëm departamenti sportiv i klubit që po punon aktivisht për transferimin e yllit spanjoll, por edhe disa nga lojtarët e tyre ishin të përfshirë në këtë proces.
Alejandro Balde ishte njëri prej tyre. Ai është një mik i ngushtë i Williams, pasi dyshja më herët kanë luajtur së bashku për Spanjën.
Në një intervistë me Tot Costa, ai ka shpjeguar se ka biseduar me 22-vjeçarin gjatë kësaj vere.
“Është e vërtetë unë bisedoj shumë me Nico Williams. Unë bisedoj me të praktikisht çdo ditë, por në fund të gjithë vendosin jetën e tyre, vendosin karrierën e tyre dhe bëjnë atë që duan”, ka thënë Balde.
Paaftësia e Barcelonës për t’i ofruar siguri Williamsit se ai do të regjistrohet si pjesë e ekipit u pa si arsyeja më e madhe për përpjekjet e dështuara për transferimin e tij.
Në rast se drejtuesit e klubit blaugranas arrijnë që ta zgjidhin këtë problem sezonin e ardhshëm, një tjetër përpjekje do të bëhet që do të thotë se Balde ka mundësi të ribashkohet me mikun e tij të ngushtë./Telegrafi/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s