Mbrojtësi i Atletico Madridit, Mario Hermoso pëlqehet nga pesë klubet e mëdha italiane, por Napoli thuhet se është favorit për ta transferuar atë përpara Romës, Juventusin, Interit dhe Milanit.
Qendërmbrojtësi mbush 29 vjeç muajin e ardhshëm dhe ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Atletico Madrid përtej 30 qershorit.
Sipas mediumit spanjoll Chiringuito TV, Hermoso ka një ide shumë specifike në mendjen e tij dhe ajo është të hedhë hapin tjetër në karrierën e tij në Itali.
Ka disa skuadra që do të ishin të lumtura të mirëprisnin spanjollin në skuadrën e tyre, veçanërisht pa paguar asnjë tarifë transferimi.
? MARIO HERMOSO DEJARÁ el ATLETI… y JUGARÁ en ITALIA.
✈️ El central no renovará y se ha despedido de empleados del club.
ℹ️ @inakivdl pic.twitter.com/pOxMMsmZXp
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 28, 2024
Sipas DAZN, favorit absolut deri më tani është Napoli, edhe pse ka mjaft distancë midis kërkesave të tij për pagë dhe propozimit që ofrohet.
I njëjti burim bën me dije se edhe Roma ka kontaktuar me rrethin e mbrojtësit.
Mediumi tjetër Calciomercato.it e sheh Hermoson drejt Interit, duke vënë në dukje se Milani gjithashtu mund të jetë gati të ecë përpara me një qasje konkrete.
Një produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit, Hermoso vazhdoi të luante për Real Valladolid dhe Espanyol përpara transferimit prej 25 milionë euro në Atletico Madrid në verën e vitit 2019.
Hermoso gjithashtu ka qenë i lidhur me Aston Villan këtë verë, por duket se zemra e tij është e vendosur për të kaluar në Itali. /Telegrafi/
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...