Phil Foden do të mungojë në finale të “Euro 2020”, Anglia përballet me Italinë të dielën nga ora 21:00
Anglia po zhvillon përgatitjet e fundit për finalen e “Euro 2020” kundër Italisë.
Trajneri Gareth Southgate ka marrë një lajm të keq një ditë para finales. Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, nuk do të jetë i gatshëm për finale.
Foden ka pësuar një dëmtim në stërvitje të premten dhe nuk do të rikuperohet me kohë për të dielën.
Lajmin e ka kofnirmuar edhe gazetari, Gianluca Di Marzio.
Foden ishte titullar në sfidën e parë në Evropian, por më inkuadrohej shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë, por duke luajtur gjithmonë rrol të rëndësishëm te “Tre Luanët” edhe si zëvendësues. /Gazeta Express/
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...