Njëri ndër lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar i cili pak minuta më parë ka njoftuar se ka dal pozitiv në testin për koronavirus.
Ai do të mungojë në ndeshjen që sot Lyoni e luan ndaj Dijonit ndërkohë do të largohet edhe nga lista e kombëtares Franceze për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Aouar shkëlqeu me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve ku arritën deri në gjysmëfinale duke eliminuar Juventusin e Cristiano Ronaldos dhe Manchester Cityn e Pep Guardioles.
Kohëve të fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të tij në Arsenal apo Juventus./telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...