Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqytetasve

Screenshot

21:38 | 5 Mars 2026
D.H

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të madhe në sekondat e fundit ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82.

Pjesa e parë ishte baras 48-48, derisa Prishtina pati epërsi në shumicën e kohës në dy periudhat e fundit, por ashtu sikurse me Trepçën edhe këtë sfidë e humb në fund, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte Smith me 21 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Gray me 17 sosh.

Tek Prishtina u dallua me 22 pikë Burns.

Pas 22 ndeshjeve, Ylli ka 9 fitore e 13 humbje ndërsa Prishtina numëron 8 triumfe e 14 disfata.

Shpërndaje në rrjete sociale