Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “monopartiake” seancën e thirrur për të votuar kandidatët për postin e presidentit, duke thënë se kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku – tregojnë se nuk ka gatishmëri për bashkëpunim.
“Ka qenë kundërshtim që e kemi thënë vazhdimisht edhe publikisht që kandidati s’duhet të ketë librezë partiake. Të dy kandidatët janë pjesë e LVV-së, kështu nuk arrihet konsensusi”, tha Abdixhiku, gjatë konferencës, ku u shfaq përkrah deputetëve të tjerë të LDK-së në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ai insistoi se tani LDK-ja pret zgjedhje të parakohshme, duke thënë se pret që presidentja aktuale, Vjosa Osmani, të nënshkruaje dekret për shpërndarje të Kuvendit, qysh në mesnatë.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...