Golden Eagle Ylli ka arritur të realizoj fitore të ngushtë me rezultat 79-80 ndaj Pejës në palstrën “Karagaçi”, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi më mirë takimin duke fituar çerekun e parë, me rezultat 15-23, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, Peja u rikthye shpejtë në çerekun e dytë, ku arriti ta shkrij epërsinë dhe pjesa e parë u mbyll 42-42.
Në dy periudhat tjera, ndeshja ishte në të mirë të Pejës deri në momentet e fundit, kur Terrell Broën shkëlqeu për t’i dhuruar në fund fitoren minimale Yllit.
Pikërisht, Broën ishte më i miri në këtë takim ku realizoi 33 pikë.
Lojë të mirë bëri edhe Lis Shoshi që shtoi 12 pikë.
Kurse tek Peja u dalluar Darnell Coëart Junior me 18 pikë e nëntë kërcime.
Pas katër ndeshjeve Ylli ka dy fitore e dy humbje, kurse edhe Peja pëson disfatën e dytë pas tri ndeshjeve.
Kujtojmë që Peja është një ndeshje minus për shkak të angazhimeve në Evropë, mirëpo në mesjavë do të luaj sfidën e mbetur ndaj Proton Cable Prizrenit./Arbresh.info
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave