Ylli e kërkon kualifikimin në finale sonte, shkruan arbresh.info.
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjen e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it. Ylli dhe Trepça po avancojnë 2:0 dhe në rast se shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale.
Nëse Prishtina dhe Peja shënojnë fitore, atëherë seria do të ngushtohet në 2:1, dhe takimet e radhës sërish do të zhvilloheshin në këto dy qytetet e fundit.
Të shtunën prishtinasit do të mundohen të shënojnë fitoren e parë përballë therandasve në këtë edicion. Në garat e rregullta katër fitore shënuan kampionët, ashtu si edhe në gjysmëfinale, 73:48 dhe 79:70.
Ndërkohë, liderët e Superligës do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e tretë dhe të kualifikohen në finale.
Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68. P
ejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale.
Gjysmëfinalet e treta
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Peja – Trepça/arbresh.info/
Lladrovci: Partitë me taban atdhetar i vërejnë dredhitë poli...
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00
Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni...
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...