Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka komentuar situatën aktuale sa i përket çështjes së presidentit.
Para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se çdo tentim për ta tejkaluar rregullin kushtetues është shkelje e Kushtetutës.
“Mendoj se rendi kushtetues është i qartë. Çdo tentim për të tejkaluar rregullin kushtetues është shkelje e Kushtetutës dhe sjellje e dhunshme e njëanshme për ndryshim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.
“Gjithçka është përtej moralit, përtej rregullave, po kalohet në përdorim të forcës, jam i bindur që kjo duhet të ndalohet, nuk duhet të lejojmë që të shkojmë drejt një përplasjeje”.
Ai theksoi se përplasja sociale politike është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën, raporton Klankosova.tv.
“Unë si qytetar jam i shqetësuar për gjendjen dhe rruga e cila është zgjedh”, shtoi Gashi.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...