Ylli dhe Trepça do të luajnë ndeshjen përmbyllëse të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar.
Kjo ndeshje luhet në palestrën ’13 qershori’ në Suharekë, me fillim nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.
Ylli tani më e ka të sigurt pozitën e tretë në tabelë kurse Trepça ka siguruar pozitën e parë tash e disa kohë dhe play-offin do të nis nga gjysmëfinalja.
Ndërkohë Ylli në vikend do të përballet me Bashkimin në kuadër të çerekfinales së parë Play-offit.
Ylli dhe Trepça u takuan në fundjavë në finalen e Kupës së Ligës Unike ku triumfuan mitrovicasit 67-66.
Humbjen e fundit të dy skuadrat e kanë nga njëra tjetra andaj dhe kjo ndeshje pritet të jetë dramatike./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...