Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales së parë të Play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja fillon nga ora 17:15, shkruan Arbresh.info.
Ylli është në seri të mirë të ndeshjeve ku ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në elitë dhe Ligë Unike.
Humbjen e vetmë pati në finalen e Ligës Unike nga Trepça, por që iu revanshua në kuadër të Superligës.
Ndërsa Bashkimi ka pësuar dy humbje radhazi nga Trepça dhe Peja.
Ylli fazën e Play-Offit e nisi nga pozita e tretë teksa Bashkimi nga vendi i gjashtë.
Skuadra që arrin të shënoj dy fitore nga tri ndeshje potencialisht arrin të kualifikohen në gjysmëfinale të Play-Offit ku e pret skuadra kampione në fuqi Peja./Arbresh.info/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran