Golden Eagle Ylli ka arritur të fitojë çerekfinalen e dytë në play-off ndaj Pejës me rezultat 75-66.
Në një ndeshje shumë të fortë me Yllin që dominoi pothuajse tërë ndeshjen, me pejanët që u munduan të riktheheshin në lojë, shkruan Arbresh.info.
Më të dalluarit në fitoren e Yllit ishin Jan Palokaj me 20 pikë, Nesbitt me 14 sosh dhe Ëilson shtoi 13 tjera.
Tek Peja u dallua Amin Hot me 22 pikë dhe Morsell me 16 sosh.
Tashmë gjysmëfinalisti i kësaj serie do të vendoset në ndeshjen e tretë. Kujtojmë se sfida e tretë do të luhet në vend neutral pas dënimit që Federata e Basketbollit të Kosovës ia shqiptoi Yllit pas asaj katrahure që ndodhi në Suharekë sfidën e parë.
Fituesi i këtij çifti çerekfinal takohet me Bashkimin në gjysmëfinale./Arbresh.info
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë