Një yll i Premierligës po refuzon të vaksinohet kundër Covid pasi familja e tij është vegan.
Ai, emri i të cilit nuk është bërë publik, u ka thënë mjekëve të klubit se besimet e familjes së tij janë arsyeja që ai nuk është vaksionuar.
Disa veganë kanë vendosur të mos vaksinohen për arsye etike, pasi testimi i kafshëve është një kërkesë ligjore në MB në zhvillimin e vaksinave.
Ky qëndrim është një nga të shumtët që ka habitur dhe irrituar mjekët e klubeve më të mirë. Lojtarë të tjerë kanë thënë se janë të shqetësuar për vaksinën që ndikon në fertilitetin e tyre.
Një klub londinez ka zbuluar gjithashtu se një pjesë e lojtarëve të tyre të krishterë thonë se nuk i besojnë vaksinës, pavarësisht se janë pajisur me prova për t’i qetësuar ata.
Numri i lojtarëve të pavaksinuar shihet nga shumë njerëz si arsyeja që virusi po shpërthen në lojë dhe po shkakton shtyrje.
Një në katër lojtarë të EFL nuk dëshiron të vaksinohet, ndërsa Premier Liga zbuloi në tetor se vetëm 68 për qind e lojtarëve ishin të vaksinuar dyfish.
Klubet po ofrojnë një vaksinë përforcuese për të gjithë lojtarët, por nuk mund t’i detyrojnë ata ta pranojnë atë.
Kardiologu më i mirë sportiv në Mbretërinë e Bashkuar, Profesor Sanjay Sharma paralajmëroi këtë javë se Premier Liga do të ‘përplaset’ nëse lojtarët nuk janë vaksinuar plotësisht.
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...