Yll Hoxha është futbollisti i radhës që e konfirmon largimin nga SC Gjilani.
Hoxha përmes një postimi në Facebook ka thënë se i ka dhënë fund aventurës së tij në Gjilan.
Ai shtoi se dy vitet e tij te Gjilani ishin plot mund, durim dhe sakrifica, por falënderoi tifo-grupin “Skifterat”.
“Shokë dhe sportdashës, me anë të këtij postimi dua t’iu lajmëroj se aventurës time si futbollist i SC Gjilanit i ka ardhur fundi. Ishin dy vite me shumë mund durim dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm një herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm për dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase. Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhashë çdo gjë që pata mundësi për skuadrën”, ka shkruar ai.
Situata është e paqartë te Gjilanit javët e fundit, pasi numri i futbollistëve të larguar po rritet.
Së fundmi edhe trajneri Klodian Duro konfirmoi largimin./Arbresh.info/
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme