Yaya Toure do të luajë në Greqi.
Futbollisti i njohur nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure, ka firmosur me Olimpiakosin në elitën e futbollit grek.
Mesfushori vendosi të rikthehej të skuadra ku u bë i njohur fillimisht në futbollin europian në sezonin 2005-2006, para se të transferohej te Monaco.
Për 33-vjeçarin pak ditë më parë u tha se do po kalonte vizitat mjekësore në Londër, për t’iu bashkuar Arsenalit, por krejt papritur ai u nis drejt Greqisë te skuadra që kishte luajtur 13 vite më parë.
Yaya Toure pas eksperiencës së shkurtër me Olimpiakos dhe Monacos, iu bashkua Barcelonës, ku qëndroi për tre sezone, dy të fundit nën urdhrat e Guardiolës, me trajnerin spanjoll që e nxori jashtë planeve të tij kur mori drejtimin e Manchester City-t.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj