Granit Xhaka jo vetëm që është një nga lojtarët më të rëndësishme në kombëtaren e Zvicrës, por ai është edhe kapiteni i saj.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për të ardhmen e mesfushorit, si dhe rendësin e tij, shkruan Arbresh.info.
“Nëse e njihni Granitin, e dini që gjithçka është menduar deri në detaje. Kalimi në Leverkusen me trajner, është ideale për të”, tha ai.
Xhaka ka filluar të marrë edhe licencën e treajnerit.
Yakin për këtë çështje tha se ish-ylli i Arsenalit mund të jetë trajneri i suksesshëm.
“Me njohuritë dhe përvojën e tij, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi edhe Manuel Akanjit për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri. Në të ardhmen besoj që të dy mund të më zëvendësojnë”.
Yakin së shpejti do ta mbledhë ekipin për udhëtim në Kosovë më nëntë shator.
Yakin të mërkurën pritet ta shpallë listën për ndeshjen me Kosovën./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...