Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, ka zbuluar se xhudistët e tij u testuan për virusin Covid-19 të mërkurën dhe ka treguar se të gjitha rezultate dolën negative.
Para se ekipi i xhudistëve të Kosovës të udhëtonte për stërvitje të përbashkëta me xhudistë kroatë e sllovenë në Poreç të Kroacisë, të gjithë ata u testuan për Covid-19.
Të gjitha testet dolën negative, ndërsa Kuka ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe t’i përkrahin pjesëtarët e stafit mjekësor, të cilët i quajti heronj.
“Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ! Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
“Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!”.
“Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime. Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.”
“Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar, të ruajmë familjet tona, miqtë tanë e popullin e Kosovës”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220445882195025&set=a.10200717797685242&type=3
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi