Xhudistët e klubit “Polici” nga Prishtina janë treguar përsëri të suksesshëm.
Ata i kanë fituar dy medalje në turneun e shtatë ndërkombëtar “Otwarate Mistrzostwa Miasta Jasla W Judo”, i cili u mbajt në Poloni, e që ishte më i madhi në xhuro deri më tash këtë vit.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 13 shtete me 780 garues, shkruan Zëri.
Të pranishëm në këtë turne ishin edhe dy klube të Kosovës, klubi “Polici” me garuesit Dardan Cena dhe Rezarta Alimi, si dhe Florian Gërguri nga klubi “Studenti” nga Vushtrria.
Në grupmoshën U-13, kategoria -52 kilogramë, Rezarta Alimi e ka zënë vendin e parë dhe e fitoi medaljen e artë.
Ndërkaq, në grupmoshat U-15, kategoria -42 kilogramë, Dardan Cena e ka zënë vendin e tretë, duke e fituar njëkohësisht medaljen e bronztë.
E në grupmoshën U-13, kategoria -33 kilogramë, Florian Gërguri e zuri vendin e 7-të me tri luftëra të fituara.

Drejtësinë si arbitre në këtë garë e ka ndarë Linda Cena.
“Në këtë qytet erdhi për të na pritur dhe nderuar Safet Gërguri prej Ceski Tesinit të Çekisë! Të dielën do vazhdojmë me kampion e xhudos, ku të pranishëm do t’i kemi mbi 400 garues. Faleminderit trajnerët dhe prindërit për përkrahje të vazhdueshme. Në fund një falenderim i veçantë iu shkon gazetarëve!”, ka thënë trajneri Anton Cena.

S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...