Xherdan Shaqiri kishte një ndikim të menjëhershëm në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e shtunë) ndërmjet Liverpoolit dhe Carddiff-it.
Ylli kosovar startoi takimin si nikoqir në Anfield nga bankina, por u inkuadrua në fushë derisa pas një ore lojë dhe ndikimi i tij në fitoren e thellë 4 me 1 ishte i menjëhershëm, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Nora Gjakova fiton medaljen e artë në xhudo Grand Slam
Edhe pse mysafirët arritën të ngushtojnë shifrat për 2 me 1 pas golave nga Mohamed Salah (10’) dhe Sadio Mane (66’) si pasojë e një shpërqendrimi në mbrojtje nga “Redsat”, djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp arritën më pas të realizonin dy gola të shpejta.
27-vjeçari nga Gjilani trullosi tre mbrojtës të skuadrës mysafire me lëvizjet e tij para se të mposhtë edhe portierin Etheridge në minutën e 84′ të ndeshjes për të hapur llogarinë e tij në Liverpool.
Lexo edhe: Liverpooli në krye të tabelës, Xherdan Shaqiri me gol të bukur
Superylli Mohamed Salah, i cili realizoi golin e epërsisë për “Redsat” në minutat e parë të takimit, asistoi në golin e parë të kosovarit te skuadra e tij e re.
PFA Lojtari më i Mirë i sezonit të kaluar asistoi edhe në golin e dytë personal të shënuar vetëm tre minuta më vonë nga Sadio Mane.
Brenda të gjitha paraqitjeve për gjigantin anglez që nga transferimi i tij gjatë verës për 13 milionë funta nga Stoke City, mesfushori kosovar ka krijuar tri asistime (dy në Premierë Ligë, një në Ligë të Kampionëve)./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin e tij:
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...