Klasin që e tregon në fushë, Xherdan Shaqiri është duke e shfaqur edhe jashtë saj.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, ylli kosovar nuk ka hezituar duke zbuluar se nëna e tij e ka dërguar të blej bukë në dyqan, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Liverpoolit, me veshje sportive, shihet në rrugë me një qese në dorë.
“Nëna ime sapo më dërgoi për të blerë bukë”, ka shkruar në gjuhën angleze lojtari nga Gjilani në foton e postuar te pjesa e njohur si ‘Insta Story’.
27-vjeçari pritet të jetë startues në derbin në vikend si nikoqir kundër Evertonit./arbresh.info/
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...