Raporti i Xherdan Shaqirit me trajnerin Jurgen Klopp ka qenë themeli i fillimit të shkëlqyer të jetës së sulmuesit në Liverpool.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës realizoi dy gola duke i siguruar fitoren “Redsave” kundër Manchester United të dielën e kaluar si dhe duke rritur numrin e golave të tij në pesë brenda 17 paraqitjeve qysh pasi iu bashkua klubit verës, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, përtej këtyre golave, adaptimi i lehtë i Shaqirit në jetën në Anfield si dhe përpjekjet e tij në fushë i kanë lejuar atij të bëhet shpejtë i preferuari i tifozëve.
Për këtë, lojtari e ka falënderuar trajnerin Jurgen Klopp.
“Trajneri për mua është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë bartësi i fanellës me numër 23.
“Po ashtu edhe transferimi, ai dëshironte që unë të vijë këtu dhe nga fillimi ne kishim disa biseda shumë të mira dhe gjithashtu biseda shumë qesharake”
“Ndihem shumë mirë me të dhe është e rëndësishme të kemi një raport të mirë me trajnerin. Më pëlqen që është shumë modest, ka një karakter shumë të mirë dhe ju mund të bëni shaka me të, por në anën tjetër të gjërave që ju duhet t’i performoni”
“Kjo është e rëndësishme për të qenë të suksesshëm së bashku dhe unë shpresoj që ne mund të kemi shumë sukses gjatë kohës në Liverpool”
Falë dy golave të dielën kundër Manchester United, “Redsat” qëndrojnë në krye të tabelës në Premierë Ligë derisa vazhdon periudha festive./arbresh.info/
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...