
Xherdan Shaqiri,shembull në fletëvotimin për kryetar komune nga Demokracia në Veprim (DnV)
Xherdan Shaqiri shpreson të përfundoj sezonin 2016/17 në Premierë Ligë në një formë pozitive duke siguruar fitore ndaj Arsenali dhe Southamptonit.
“Potters” do të përballen me Arsenalin në ‘Bet365 Stadium’ të shtunën para udhëtimit të tyre të ardhshëm ndaj Southamptonit, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që çdo skuadër nga vendi i tetë deri në 15 do të dëshironin të përfundojnë sa ma mirë sezonin, dhe ne nuk jemi ndryshe”, tha 25-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
Lexo edhe: “Duhet të kemi kujdes nga i rrezikshmi Xherdan Shaqiri”
“Sigurisht ne dëshirojmë të fitojmë dy ndeshjet e fundit dhe më pas të shohim se ku do të na dërgojë kjo. Shpresojmë të përfundojmë në top dhjetëshe. Është e rëndësishme për të përfunduar sezonin me dy performanca të mira”
“Çdo lojë në Premierë Ligë është e vështirë, pa marrë parasysh a është kundër Arsenalit, Manchester Cityt apo Manchester United, ju mund të fitoni çdo ndeshje ose të humbni çdo ndeshje”
“Ne do të nisim ndeshjen e së shtunës me qëllimin për të shfaqur një performancë të mirë dhe me shpresën për të siguruar tri pikë”, shtoi ai./arbresh.info
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...