Xherdan Shaqiri është shpallur sportisti më i mirë i Baselit për vitin 2025.
Shaqiri si kapiten e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës për edicionin 2024/2025.
Po ashtu, FC Baseli mori çmimin si “Ekipi i Vitit 2025” pas suksesit të dyfishtë në edicionin 2024/2025.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet çdo vit nga drejtoria për sport e Baselit, në bashkëpunim me Asociacionin e Sporteve të Baselit dhe Asociacionin të Gazetarëve Sportiv të Baselit.
Ylli shqiptar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit sezonit e kaluar pati performanca të jashtëzakonshme ku në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet realizoi 21 gola e 22 asistime për klubin e Baselit./Arbresh.info
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së