Mesfushori Xherdan Shaqiri është treguar i kujdesshëm që të mos e nxjerrë shumë në pah.
Shqiptarët e Zvicrës arritën të kalonin grupin mbrëmë duke dalë përballë Suedisë në ndeshjet 1/16.
Kur shënoi golin mbrëmë, Blerim Xhemaili shmangu bërjen e shqiponjës duke mos dashur të shkelë vendimin e federatës helvete, por edhe për të mos sjellë reagime.
Megjithatë, kjo s’do të thotë se ata nuk do t’a bëjnë shqiponjën jashtë fushës.
Kështu, në postimin e bërë sot nga Granit Xhaka duket Xherdan Shaqiri, i cili ka bërë formën e shqiponjës në gjoks duke festuar kalimin në fazën tjetër, shkruan Albeu.com.
Ai është treguar i kujdesshëm që të mos e nxjerrë shumë në pah.
Fotoja është shkrepur mbrëmë fill pas ndeshjes.
Shaqiri, Xhaka dhe Lichsteiner i dënuan nga FIFA me 25 mijë franga zvicerjane për sjellje jo sportive për shkak të shqiponjës duke sjellë edhe reagimin masiv të shqiptarëve, të cilët mblodhën shumë në fjalë brenda 24 orësh.

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...