Xherdan Shaqiri me performancat e tij ndër vite ka bërë që ai të bëhet i njohur në pothuajse gjithë botën.
Kjo edhe për faktin se ai ka pasur fatin që gjatë tërë karrierës së tij të luajë në shtete dhe ekipe të ndryshme.
Duke filluar nga Zvicra aty ku u paraqit tek radhët e Baselit, pastaj në Gjermani tek gjiganti Bayern Munich, për të kaluar më pas në Itali tek Interi, nga aty në Angli tek Stoke City dhe Liverpooli, më vonë në një eksperiencë të shkurtër edhe në Francë tek Lyoni, dhe tani në Shtetet e Bashkuara tek Chicago Fire.
Një ndër klubet me famë të madhe botërore, River Plate, po zhvillon fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë arsye, Shaqiri shfrytëzoi rastin që të vizitojë nga afër ekipin argjentinas dhe trajneri i River Plates, Martin Demichelis, dikur lojtar i ekipeve të njohura si Manchester City dhe Bayern, në shenjë respekti i dhuroi një fanellë të klubit.
Dyshja pozuan së bashku me fanellën e klubit argjentinas, fotografi e cila më pas u shpërnda në rrjetet sociale nga vet llogaria zyrtare e River Plates./Telegrafi/
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...