Philipp Lahm i ka dhënë fund karrierës në botën e futbollit.
Mbrojtësi gjerman, i cili ka bërë 517 paraqitje për Bayern Munichun, ka zhvilluar ndeshjen e fundit si futbollist këtë të shtunë, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Granit Xhaka zëvendëson Xabi Alonson në Bayern Munich?
Ylli shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri i ka uruar fat atij dhe familjes së tij në të ardhmen. Reprezentuesi i Zvicrës përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se ishte kënaqësi për të luajtur me legjendën gjermane.
“Ishte kënaqësi për të luajtur me ty kapiten, urimet më të mira për ty dhe familjen tuaj në të ardhmen”, shkroi Shaqiri duke ndarë gjithashtu një foto me yllin gjatë kohës së tyre bashku në Bayern Munich.
Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar vetëm katër gola këtë edicion brenda 20 paraqitjeve në Premierë Ligë, ka kaluar tri sezone në Bundesliga te “Bavarezët”./arbresh.info

Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...