Xherdan Shaqiri mund të shfrytëzoj shansin për t’iu bashkua Liverpoolit përfundimisht pas katër viteve.
Ylli kosovar i Zvicrës nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për largim nga Stoke City këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Fatmirësisht për të, finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me të.
‘Guardian’ raporton që Liverpooli është duke menduar për të paguar klauzolën e blerjes së Shaqirit prej 12.5 milionë funta.
Sa i përket Shaqirit, sigurimi i transferimit në Anfield do të ishte i vonuar, pasi ai ishte afër nënshkrimit me këtë klub në vitin 2014. Derisa ishte në Bayern Munich, Shaqiri ishte afër transferimit te Liverpooli, por marrëveshja u refuzuar nga trajneri i atëhershëm Pep Guardiola.
Duke folur për ‘Spox’ dy vite më vonë, Shaqiri shpjegoi se sa afër ishte për transferim te Liverpooli, transmeton portali arbresh.info
“Kjo ishte dëshira ime. Kisha oferta nga Liverpooli dhe Atletico Madridi. Unë zgjodha Liverpoolin. Brendan Rodgers [trajneri i atëhershëm] më kontaktoi mua disa herë gjatë Kampionatit Botëror, por Bayerni bllokoi transferimin”
“Ka pasur disa herë bisedime dhe unë i njoftova ata për këto. Personat e përgjegjshëm në Bayern besuan që situata ime do të ndryshonte, kjo nuk ndodhi dhe ne kishim të drejtë”
Shaqiri përfundoi te Stoke City, por tani ka mundësi që të largohet pas dëbimit të tyre në Championship.
Në Liverpool, atij i duhet të rikthehet në një lojtar i skuadrës ashtu siç ishte te Bayerni, por pas problemeve në fund të tabelës te Stoke, kjo është një sakrificë që mund ta bëjë të lumtur./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...