Xherdan Shaqiri ka debutuar më në fund për skuadrën e tij të re, Chicago Fire në elitën e futbollit amerikan MLS.
Kampionati amerikan ka startuar në edicionin 2022, derisa skuadra e yllit nga Kosova, Chicago Fire ka luajtur në udhëtim te Inter Miami.
Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku Fire morën një barazim në udhëtim pasi takimi u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.
30-vjeçari ka qenë më i miri në fushë dhe nga është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të saj.
Gjilanasi pati 69 për qind të pasimeve të sakta, bëri shtatë krosime, krijoi një rast të madh për bashkëlojtarët, si dhe tentoi me dy goditja ku njëra nga to ishte brenda kuadratit.
Ish-anëtari i Bayern Munich, Liverpool e Inter dhuroi spektakël në fushë, pasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja e Inter Miami.
Ndeshjen e radhës Chicago Fire do ta zhvillojë para adhuruesve të vet ku është nikoqir i Orlando City.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri