Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka synon të luajë në Evropë edhe edicionin tjetër dhe mendon se “Topçinjtë” kanë shanse t’ia dalin.
Duke ndjekur barazimin e fundit me West Hamin (3-3), Arsenal renditët në pozitën e 10-të, shtatë pikë prapa pozitës së pestë që e mbajnë “Çekanët”, transmeton lajmi.net.
Nëse Arsenal mund ta fitojnë Ligën e Evropës ata mund të rikthehen në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2016/17, diçka të cilën është duke synuar Xhaka.
“Në ligë jemi duke u rikthyer në pozitat e Evropianit dhe tani duhet t’ia dalim. Në Ligën e Evropës do ishte absolut e rëndësishme të arrijmë deri në finale”.
“Pra, ky sezon ka pasur ngritje dhe zbritje. Nuk ia nisëm mirë, nuk shënuam në disa ndeshje, por tani gjërat janë duke u përmirësuar”, deklaroi ai.
Arsenal në çerekfinale të Ligës së Evropës do përballet me Slavia Praga.
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...