Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona – arrestohet i dyshuari

08:58 | 5 Prill 2026
E.H

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në një lokal në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një përleshje mes disa personave, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin një person është arrestuar ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë / 04.04.2026 – 02:32. Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale