Xhaka lanson një markë të modës

10:22 | 7 Dhjetor 2022
K.B

Përveç një futbollist shumë i suksesshëm, Granit Xhaka duket se do të merret edhe me modë.

Mesfushori kosovar është i regjistruar në regjistrin tregtar të Kantonit të Luzernit, siç raporton “Handelzeitung”. Kompania “Jucan x Xhaka” është themeluar në Horwe.

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës dhe ylli i Arsenalit është i regjistruar në këtë firmë si drejtues i Bordit.

Kjo kompani themelimin e ka nisur para fillimit të Kupës së Botës, dhe pritet që nisja të bëhët në 2023, më sakt në stinën e Pranverës.

Xhaka ka bërë reklamë për këtë markë së bashku me reprezentuesit e tjerë të Zvicrës si Djibril Soë e Haris Seferoviq.

Ucan kishte bërë edhe veshjen që Granit Xhaka e pati në dasmë e vetë.

Shkaku i miqësisë e bashkëpunimit dolën me ide për të krijuar një markë të përbashkët të modës, por nuk bëhet fjalë për kostume.

Shpërndaje në rrjete sociale