18 persona kanë përfunduar në pranga pas incidenteve në protestën e djeshme të opozitës, 24 janar.
Siç njofton Policia, në total janë identifikuar 37 persona që kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë kundërshtuar e goditur efektivët. 17 prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; -nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur, u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll”, njoftojnë blutë e Tiranës.
Është proceduar penalisht Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe demokratët Klevis Balliu e Luçiano Boçi. Këta të fundit për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, thotë Policia.
Mësohet po ashtu se 11 policët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Protesta e dytë kombëtare e PD-së u shoqërua me mjaft tensione. Protestuesit hodhën molotovë e lëndë të tjera piroteknike drejt godinës së Këshillit të Ministrave, aq sa u desh ndërhyrja e forcave policore dhe autobotët me ujë për t’i shpërndarë.
Për këtë tubim që zgjati rreth 3 orë, ka reaguar ashpër edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama. Sipas tij, PD e ka kthyer në normë ushtrimin e dhunës dhe si pjesë të pandarë të aktivitetit të saj politik. Kryedemokratin Sali Berisha e ka quajtur “plak i lajthitur”./tvklan.al
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...
Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare ...
Arbeloa dëshiron ta ketë këtë lojtar për sezonin e ardhshëm,...
Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga ...
Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën...