Ylli i Arsenal-it, Granit Xhaka nuk është i lumtur me humbjen e djeshme ndaj Aston Villa-s.
“Topçinjtë” humbën në shtëpi nga Aston Villa dhe kjo humbje shkaktoi që të mos arrijnë të jenë në Evropa Ligë, kurse mundësia e vetme është përmes Kupës së Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka e ka pranuar se ndeshje ka shkuar gabim dhe nuk kanë luajtur mjaftueshëm mirë.

“Në mendimin tim, nuk mund të vish këtu dhe të luash në këtë mënyrë. Nuk është mjaftueshëm mirë dhe nuk mund të luajmë me këtë mentalitet”.
“Ishte e mjaftueshme të fitojmë diçka dhe mund të shkojmë përmes Evropa Ligës, por tani duhet të fitojmë dhe kemi më shumë presion”.
“Do bëjmë gjithçka për të fituar Kupën e Anglisë”, deklaroi ai.
Në finale të Kupës së Anglisë, Arsenal-i do përballet me rivalin lokal Chelsea-n./arbresh.info.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...