Granit Xhaka i ka ofruar shiritin e kapiteni te Zvicra anësorit Xherdan Shaqiri.
Ylli i Liverpoolit ka refuzuar ftesën e kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve dhe gazeta zvicerane Blick raporton se arsyeja prapa kësaj është shiriti i kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri besohet t’i ketë kërkuar shiritin e kapitenit trajnerit Vladimir Petkovic, por kjo kërkesë e çuditshme është refuzuar. Në lidhje me këtë ka reaguar kapiteni kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka duke ofruar një zgjidhje.
“Nëse me të vërtetë ky është problemi, ai mund ta ketë shiritin e kapitenit”, ka thënë fillimisht mesfushori i Arsenalit për gazetën e lartpërmendur.
“Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam apo jo. Mundohem të kem ndikim te skuadra me ose pa shiritin e kapitenit”, shtoi tutje.
Zvicra barazoi në ndeshjen mbrëmjen e kaluar kundër Irlandës me rezultat 1 me 1.
Gjibraltari është rivali i ardhshëm i kombëtares zvicerane me shumë shqiptarë./arbresh.info/
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit