Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.
“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.
Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.
Në konferencën për media pas ndeshjes, Graniti foli rreth vërshëllimave.
“E njoh këtë popull, është shumë emocional,” shpjegoi Xhaka pas ndeshjes në konferencën për shtyp. Me fishkëllimat ai mund të jetojë: “Kjo është në rregull për mua.”
Duke iu referuar qartësisht një periudhe të vështirë të kaluar te Arsenali, ai shtoi: “Kam qenë i fishkëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam ngritur përsëri.”
Sipas lojtarit të Sunderland-it, ndeshja ka qenë emocionale jo vetëm për të, por për gjithë ekipin.
“E dinim që ishim me një këmbë të kualifikuar dhe se nuk duhej të lejonim gjëra të pamenduara, si për shembull ndonjë karton të kuq të hershëm,” tregoi Xhaka dhe u gëzua për suksesin e skuadrës së tij.
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...