Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka treguar se si Mikel Arteta e ka kthyer skuadrën në pretendente për titull.
Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouthit ishte po aq dramatike gjithçka u përmbys në sekondat e fundit të ndeshjes me Arsenalin që fitoi me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur 2-0.
Granit Xhaka është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Artetas dhe ai e ka vlerësuar lartë punën e trajnerit spanjoll.
“Dua të them, talenti nuk mjafton. Vetëm me talent, nuk mund të arrish diçka të madhe. Nëse na shihni në fushë stërvitore, ditë pas dite, sa shumë kujdesemi, sa shumë punojmë, çdo gjë fillon diku, Mikel ndryshoi edhe ushqimin tonë”, tha Xhaka.
“Ai ndryshoi shumë ushqime, yndyra e trupit tonë ra në masë të madhe! Janë detaje të vogla por masive, por me ndikim të madh.”, shtoi ai.
Arteta ka qenë nën presion të madh në sezonet e mëparshme, por vendimet e tij tani po shpërblehen pasi ‘Topçinjtë’ që po ndjekin titullin e Premier Ligës.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...