Xavi Hernandez mbeti shumë i zhgënjyer nga humbja e Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Betisit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai deklaroi:
“Ne meritonim më shumë, është turp që nuk morën diçka nga kjo ndeshje. Jam shumë i inatosur me golin që pësuam, sepse kishim punuar shumë për të shmangur gabime të tilla. Nuk e meritonim humbjen. Jam krenar për skuadrën, tani duhet të ndryshojmë çipin”.
Pavarësisht kësaj humbjeje, ndoshta edhe të papritur, Xavi pret reagimin në ndeshjen e Championsit, kundër Bayernit.
“U kam thënë lojtarëve se jam krenar. Tani duhet të luftojnë si bisha për të fituar në Mynih. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë për të fituar. Gjithçka varet nga këmbët tona.”
Lidhur me Dembele, ai shpjegoi se francezi “gjeneron entuziazëm, sepse është një lojtar i madh. Është pikë referimi, Dembele që duam”.
Kurse për Araujo-n, ai theksoi se “është një mbrojtës i jashtëzakonshëm, fiton duele dhe luan mirë në kokë. Do ta ndihmojmë që të përmirësohet. Ai është brutal, një shkëmb. Nëse duam të luajmë me vijën mbrojtëse në qendër të fushës, është privilegj ta kemi”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit