Xavi Hernandez ka zbuluar arsyen e refuzimit që ia bëri Barcelonës në janar, në ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës.
Ish mesfushori i kësaj skuadre, ka pranuar se kanë ekzistuar kontaktet me Barcelonën, por e refuzoi ofertën shkaku i “problemeve institucionale”.
“Ka shumë zëra rreth klubit për momentin, ka shumë probleme që nuk lidhen me fushën prandaj nuk mendoj se është koha e duhur për t’u kthyer në klub”, ka deklaruar Xavi, përcjell lajmi.net.
“Në janar i thash drejtuesve të klubit se nuk ishte koha e duhur për të marrë përsipër ekipin dhe ata nuk më thirrën më”, shtoi ai.
“Jam i lumtur që vazhdoj të fitoj përvojë dhe natyrisht se do të dëshiroja të isha trajner i Barcelonës një ditë”.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...